Rreth 80 përqind e kapaciteteve akomoduese në Shëngjin janë të rezervuara në këto ditë të Qershorit. Prenotimet janë nga shtete të ndryshme të Europës ndërsa interesi më i lartë është në ditët kur në bregdetin e Shëngjinit mbahet edicioni i 5 i “Unum Festival”

Bledar Shima, operator turistik: Ka më tepër rezervime se vitet e tjera dhe klientët janë të kombësive të ndryshme. Kemi goxha që janë për festivalin e Unumit që janë nga Anglia. Italianë ka si dhe rezervime franceze.

Operatorët turistikë kanë pritshmëri të larta për sezonin e kësaj vere. Hotelet janë plotësisht të rezervuara në muajt Korrik dhe Gusht

Bledar Shima, operator turistik: Besoj që do jemi mbi 30% nga vjet që ka qenë një vit shumë shumë i mirë turistik. Ky vit mendojmë që do të jetë akoma më i mirë. Kapacitetet e mbushura janë pjesa e Korrikut dhe Gushtit që është plot. Pjesa tani jemi goxha mirë me 60, 70 dhe deri në 80% që shkojmë në fundjava me kapacitetet e hotelit.

“Unum Festival” do të mbahet në datat 6-11 Qershor në Shëngjin ku pritet të mbërrijnë rreth 10 mijë vizitorë. Në aktivitet do të jenë 100 artistë ndërkonmbëtarë që do të luajnë muzikë elektronike.

Klan News