Sistemi VAR është përdorur në 20 raste deri më tani në Euro 2024. Shefi i arbitrave në UEFA, Roberto Rosetti tha se këto situata janë verifikuar në 36 ndeshjet e fazës së grupeve ku 8 ishin rishikimi i rastit në monitorin e vendosur në fushë, solli 2 gola të anuluar, 1 të dhënë dhe 5 penallti.

Koha mesatare e lojës efektive ishte 59 minuta e 10 sekonda, 1 minutë e 20 sekonda më pak se në turneun e kaluar.

Zëvendësimet e kryera janë 307, 22 më pak se në EURO 2020.

Për 808 faullet e akorduara janë dhënë 166 kartonë të verdhë dhe vetëm 3 të kuq. Roberto Rosetti tha se rregulli që vetëm kapiteni mund të komunikojë me arbitrin ka sjellë rezultate.

Tv Klan