Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Një 59-vjeçar nga qyteti i Fierit ka qetur vdekjen si rezultat i rënies nën tensionin e linjës elektrike 6 kilovolt, e cila furnizon qytetin e Fierit me energji elektrike. Viktima ishte Timo Taçi me profesion elektricist prej 30 vjetësh. Tragjedia ka ndodhur në orët e pasdites, kur viktima  shoqëruar dhe nga dy kolegë të tjerë po riparonin një defekt elektrik.

Sipas specialistit të sigurimit teknik të KESH-it Dhimitër Kruta, vdekja e elektricistit mund të ketë qenë si pasojë e moszbatimit të sigurimit teknik gjatë punës. 59-vjeçari, babai i dy fëmijëve ka prekur zbarat e tensionit të lartë, ku edhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme edhe pse i është ndihma e parë menjëherë.

Policia dhe një prokuror kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Pas pyetjes së dëshmitarëve dhe këqyrjes së vendit, ka arritur në konkluzionin, se vdekja e elektricistit ka ndodhur për shkak të moszbatimit të rregullave të sigurimit teknik./tvklan.al