Njësia 4 ishte ndalesa e radhës e drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj në vijim të turit e mirënjohjes me strukturat socialiste në 33-vjetorin e themelimit të saj.

Ne fjalën e tij, Veliaj tha se PS është është e vetmja forcë që i përgjigjet pritshmërive të qytetarëve. 

“Kush ka zgjedhur PS, ka zgjedhur të jetë pjesë e një force që nuk është perfekte, por çdo ditë është në përmirësim të vetvetes. PS është sot forca më dinjitoze, më transformuese dhe më patriotike.

Angazhimi im është të përveshim mëngët për punë të tjera. Njerëzit kanë pritshmëri jashtëzakonisht të larta dhe na duhet që PS-ja, si e vetmja forcë që i përgjigjet pritshmërive që ka publiku, të vazhdojë të jetë avangarde dhe luftarake dhe fituese në zgjedhjet e vitit 2025.”

Duke u ndalur te protesta e opozitës përpara bashkisë, Veliaj tha se ato nuk mund të ndalin investimet në Tiranë.

“Sot, ti mund të protestosh sa të duash te “5 Maji”, por nuk do të thotë se puna do të ndalet. Ti mund t’i djegësh gomat edhe para Parlamentit, edhe para bashkisë, por është turp për ata që e bëjnë këtë. Është viti 2024, Tirana është e mbushur me turistë, të cilët nuk vijnë dhe rrinë vetëm në hotele socialistësh.”

Kryebashkiaku nënvizoi se PS duhet të vazhdojë të jetë një forcë e hapur për të rinjtë dhe të rejat dhe e fokusuar në transformimin e vendit.

Tv Klan