Në orën 15:25 të kësaj të Premteje ka rënë zjarr te vendi i quajtur Ura e Kardhiqit, si pasojë e një shkëndije në rrjetin elektrik.


Burime për Klan News bëjnë me dije se drejt vendngjarjes është nisur një mjet zjarrfikës dhe 4 efektivë. Mësohet se banorët e zonës kanë ndërhyrë duke hedhur ujë për shuarjen e flakëve.

/tvklan.al