Një roje i ka rënë të fikët nga podiumi teksa ndodhej pranë arkivolit të Mbretëreshës, brenda Pallatit të Westminsterit.

Qindra mijëra njerëz kanë qëndruar në radhë për t’i bërë nderimet e fundit monarkes pas vdekjes së saj në Balmoral të enjten.

Por shikuesit ishin të tmerruar kur një roje filloi të lëkundet në këmbët e tij pak çaste para se të rrëzohej. Transmetimi i drejtpërdrejtë u ndërpre gjithashtu për disa minuta ndërsa policia nxitoi në ndihmë të burrit.

Arkivoli i Mbretëreshës, i cili është vendosur në një platformë të ngritur të quajtur katafalkë, po ruhet gjatë gjithë kohës nga Truproja e Sovranit, Divizioni i Familjeve ose Yeoman Warders of Toëer of London.

Kjo vjen pasi turmat u rreshtuan në rrugët e Londrës qendrore ndërsa ajo u zhvendos nga Buckingham Palace në Westminster Hall të mërkurën pasdite. /tvklan.al