Gjykata e Lartë e Floridas ka dëgjuar sot pasdite për rreth 68 minuta pretendimet demokrate dhe republikane për postin e presidentit të SHBA-së. Avokati i Al Gor, ka deklaruar se për të pasur një zgjedhje të saktë, duhet që të rinumërojnë dhe njëherë 4000 votat që i përkasin Palm Beach.

Gjithashtu demokratët pretendojnë se ka parregullsi. Ende nuk dihet se kur do të dalë vendimi i Gjykatës së Lartë së Floridas. Ndërkohë mbështetësit e Bush kanë nisur festimet të bindur se kandidati i tyre ka fituar. Një muaj pas datës së votimit në Amerikë, ende nuk është përcaktuar fituesi i kolltukut presidencial i Amerikës.

Megjithatë pas debateve gjyqësore të njëpasnjëshme ku më shumë fitues është Bush, i mbetet Gjykatës së Lartë të Floridas të vendosë se kujt i përkasin 25 votat kolegjiale./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori