Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Është zhdukur pa lënë gjurmë 47-vjeçari nga Dishnica e Korçës. Prej 10 ditësh babai i tre fëmijëve është larguar nga shtëpia pa lënë asnjë njoftim. Të afërmit e 47-vjeçarit në Korçë e Elbasan kanë njoftuar policinë e dy qyteteve përkatëse, por deri tani nuk kanë asnjë informacion rreth tij.

Sipas të afërmve Bardhyli mund të jetë nisur drejt Greqisë. Ai mbante veshur xhup të zi lëkure, pantallona gri dhe këpucë me qafë. Gjithashtu familja është shqetësuar për jetën e tij, nisur nga fakti se shtigjet që të çojnë në tokën greke janë të bllokuara nga bora dhe trupi i 47-vjeçarit mund të ketë ngrirë sipas të ftohtit./tvklan.al