Lajme Arkiva 2003

Zjarri ka shkrumbuar një shtëpi në Fushë-Milot të rrethit të Kurbinit, ka mjaftuar vetëm një shpërqendrim i vogël i familjes Biba dhe krejt banesa e tyre të digjet shkak i së cilës është bërë soba ku po ngroheshin. Sipas familjarëve brenda pak minutash flakët kanë përfshirë gjithçka që nga orenditë më të vogla deri te ato më të mëdha, pa kursyer asgjë.

Për fatin e mirë të anëtarëve të familjes Biba nuk ka pasur viktima pavarësisht se në kohën kur ra zjarri të 9 fëmijët dhe dy prindërit gjendeshin në shtëpi. Ata thonë se të ndihmuar edhe nga fqinjët pasi kanë parë flakët të përfshijnë shtëpinë, kanë arritur të çajnë muret anësore duke shpëtuar. Zjarri ka rënë rreth orës së mesditës së të dielës ndërkohë që zjarrfikëset kanë arritur rreth katër orë me vonesë, atëherë kur kishte përfunduar gjithçka.

Nëna e 9 fëmijëve të cilët tashmë janë në rrugë të madhe kërkon ndihmë pasi nuk ka asnjë të ardhur.

“Ishim brenda duke ngrënë bukë me fëmijët. Kur dola këtu pash tym e i thash djalit të vogël dil se morëm zjarr, i kemi nxjerrë fëmijët nga mbrapa. Tani unë jam jashtë me 9 fëmijë, burrin e kam pa punë. Kërkoj  ndihmë”.

Vetë Pal Biba thotë se e kishte ngritur shtëpinë me djersë pasi kishte punuar për disa vjet në emigracion në Greqi. Tani thotë ai unë nuk kam më asgjë pasi edh muret i janë shkrumbuar . përveç të tjerave si rezultat i zjarrit në banesë janë djegur edhe 10 kuintal miell që çifti Biba kishte grumbulluar për të ngrënë së bashku me fëmijët./tvklan.al