Vera ka shtuar fluksin e thirrjeve drejt urgjencës kombëtare, 127. Kryesisht për shkak të rritjes së temperaturave, por edhe aksidenteve të shumta të shkaktuara nga përdorimi i alkoolit dhe substancave narkotike.

Skënder Brataj: Kemi 1924 aksidente. Shumica janë parakalime të gabuara, kryesisht shpejtësia dhe mosha e re. Duke ditur që gjatë verës ka festa, fatkeqësisht përdorimi i drogave sintetike që është akoma më i dëmshëm se heroina, kokaina dhe sot bëhen në laborator.

Brataj thotë se këto substanca bëhen akoma më të rrezikshme edhe për faktin, pasi në shumicën e rasteve nuk gjendet antidoti dhe mund të ngelesh invalid.

Skënder Brataj: Ky është problem për të gjithë  botën përsa i përket llojeve të drogave që përdoren sot. këto drogat e reja janë problem për ne pasi shumë herë nuk kanë antidot siç ka heroina apo kokaina gjë e cila bën të bësh mjekim simptomatik. Dhe këto droga ndikojnë në sistemin kardiovaskular dhe nervor qendror dhe mund të ngelesh invalid.

Drogat sintetike nuk kanë si bazë bimët mjekësore, por ato medikamentoze, të cilat prodhohen në laborator në mënyra të ndryshme. Gjatë përdorimit të tyre, përdoruesi halucinacione të shumta.

Tv Klan