Nigeriani Abraham Alechenwu mund të quhet pa frikë futbollisti i huaj më i suksesshëm në Shqipëri. ia ardhur 3 vjet e gjysmë më parë në super ligën tonë arrit të fitojë titullin kampion menjëherë me Elbasanin dhe më pas me Tiranën.

Mbrojtësi 22 vjeçar i cili është aq shumë besimtar sa edhe të birin e ka quajtur Isak. Ndjehet i kënaqur për sukseset e arrira kaq shpejt dhe shpreson të fitojë trofeun e tretë radhazi në kampionatin shqiptar kësaj here me Dinamon.

Abraham Alechenwu: “Falë Zotit dua të them sepse unë nuk e prisja se gjithçka do të ndodhe kaq shpejt kështu. Por dua të falënderoj Zotin sepse ai ma bëri gjithçka kupton edhe do ti do ta bëj tresh në fund të sezonit.”

Nigeriani gjatë karrierës  me ekipet shqiptare veçon kohën e kaluar në Elbasan.

Abraham Alechenwu: “Në Elbasan kam pasur shumë emocione sepse kam kaur një kohë shumë të mirë atje me njerëz, me tifozët edhe në Tiranë jam ndjerë shumë mirë.

Abraham është ambientuar me jetën e kryeqytetit duke qëndruar kur mundet në kafene me miqtë e tij, por nuk përqafon gjithçka nga sjelljet e shqiptarëve.

Gazetari: Futbollistët preferojnë që të kenë makina më të shtrenjta, ti mban thjesht në Fiat Punto. pse kjo paguan pak klubi apo Abrahami nuk ka nevojë për një makinë më të mirë?

Abraham Alechenwu: “Po sepse po jam shqiptar po dhe do mendoj si e mendojnë shqiptarët, por unë jam për punë këtu dhe nuk mendoj të marr makinë të bukur këtu. Unë vetëm për të ecur kam jo për bukuri kaq. Por ne shtëpi në Nigeri po mund mbaja makinë të bukur sepse atje kam familjen kam njerëz të mirë, por këtu vetëm për punë dhe nuk mendoj shumë për të marr makina të bukura apo kështu./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku