Një turist italian humbi jetën këtë të hënë në Ishull Lezhë, si pasojë e një arresti kardiak. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se viktima është një 66-vjeçar nga Milano, i cili gjeti vdekjen në momentin që u fut në det.

Rreth orës 15:30, në Ishull Lezhë, shtetasi italian P. G., 66 vjeç, banues në Milano, në momentin që është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia e Lezhës në njoftimin e saj për mediat./tvklan.al