Një 35-vjeçare është gjetur e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë” në bregun e liqenit të Fierzës në orët e para të mëngjesit.

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ajo është vetëmbytur.         

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës./tvklan.al