Kryeministri Edi Rama jo pa krenari ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” rezultatet e një anketimi që Komisioni Europian ka bërë muaj më parë lidhur me besimin që kane qytetaret ndaj institucionet të vendit, dhe rezultat vendosin në krye të listës policinë e shtetit si institucionin që shqiptarët vlerësojnë më shumë.

Postimin e tij kreu i qeverise e mbyll me shprehjen që mund të marrë dhe autorësinë  tij pas përdorimit të shpeshtë në këto 3 vite, “

qentë le të lehin karvani do ecë përpara

‘.

Rama zgjodhi pikërisht të publikoj sot rezultatet e këtij ankimi të bërë muaj më parë si përgjigje për shpërthimin e ministrit, Lefter Koka . Ky i fundit në një intervistë të dhënë për “Ora News” artikuloi akuza shumë të forta për kolegun e tij Tahiri që ka dështuar në luftën ndaj kanabisit që sipas tij është tashme  fenomen kombëtar, ndërsa deklaroi se eksponetetë të lartë të policisë janë të lidhur me trafikun e kanabisit si dhe me arsyet pse autorët e krimeve të rënda në Durrës nuk janë arrestuar.

Jashtë rrezes së sulmit të tij, Koka nuk la dhe pa përmendur dhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Ndërsa ka shprehur dhe qëndrimin e tij personal lidhur dhe me koalicionin me PS. Një ditë pasi intervistës së Kokës nga Socialistët nuk pati asnjë reagim, pavarësisht interesit të lartë të medias për akuzat dhe deklaratat e përsëritura të eksponetëve të LSI që nuk janë aspak sinkron me qëndrimet e aleates së tyre të madhe, Partisë Socialiste.

Tv Klan