Kreu i SPAK Altin Dumani thotë se prokurorët e Prokurorisë së Posaçme janë kërcënuar nga krimi i organizuar.

“Janë raste publike, po janë kërcënuar prokurorët e SPAK. Kërcënimi ka ardhur nga krimi i organizuar. Është shqetësim që e kemi adresuar. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë morën disa hapa”, u shpreh Dumani në Komisionin e Ligjeve.

Megjithatë, ai theksoi se prokurorët kanë mbrojtje por shqetësim mbetet mbrojtja e familjarëve të tyre pasi ka një procedurë më të gjatë.

“Ka një problematikë sa i takon mbrojtjes së familjarëve. Prokurorët janë të mbrojtur. Për familjarët është një procedurë e gjatë, duhet të kesh prova etj. Ne kemi konstatuar një vullnet pozitiv për të siguruar mbrojtjen për prokurorët e Prokurorisë së Posaçme”, deklaroi Altin Dumani.

/tvklan.al