Një ndeshje shumë e luftuar ishte ajo mes ballkanasve, Sllovenisë dhe Serbisë në “Allianz Arena” të Mynihut, e vlefshme për grupin C, e cila përfundoi në barazim 1-1.


Formacionet:

Sllovenia: Jan Oblak, Janza, Karnicnik, Bijol e Drkusic, Mlakar, Elsnik, Cerin, Stojanovic, Sporar dhe Sesko.

Serbia: Rajkovic, Veljkovic, Milenkovic e Pavlovic, Zivkovic, Mladenovic, Ilic, Lukic, Tadic Vlahovic dhe Mitrovic. 


NDESHJA LIVE:

95′ Jovic barazon në minutën e fundit, në sekondat e fundit. Një goditje nga këndi dhe lojtari i Milanit dërgon topin në rrjetë.

90′ Përfundon koha e rregullt. 5 minuta shtesë, 5 minuta shpresë për serbët.

81′ Për serbët në lojë Samardzic dhe Birmancevic, largohet Tadic dhe Zivkovic.

76′ Largohet Sesko dhe Stojanovic, në lojë Verbic dhe Vipotnik.

75′ Milinkovic godet me kokë, topi devijohet dhe rezultati mbetet i pandryshuar.

72′ Mitrovic i pafat. Godet shtyllë horizontale.

71’ Sllovenët përpiqen të ulin ritmin e lojës pas shënimit të golit.

69′ Gol! Pasi fiton një top nga Gcinovic, mbrojtësi i krahut Karnicnik nis kundërsulm duke pasuar tek Elsnik. Mesfushori pason sërish tek Karnicnik që kalon sllovenët në avantazh.

64’ Largohet nga fusha Vlahovic, në vend të tij Luka Jovic. Ndryshime dhe mesfushë, Milinkovic –Savic në lojë, largohet Lukic.

63’ Serbia dominoi në minutat e para dhe tenton më shumë për të gjetur golin. Sllovenia është e vendosur mirë, mbrohet dhe përpiqet të shfrytëzojë kundërsulmet.  Stojkoviç, trajner serb, i kërkon ekipit të tij të rrisë ritmin.

58’ Tani është portieri serb Rajkovic të bëjë “heroin”. Sesko çon me elegancë topin drejt portës, por Rajkovic është  i vëmendshëm dhe realizon një pritje të bukur.

54’ Lukiç ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Stojanoviçit pas tunelit të sllovenit.

53′ Serbët kanë “gjetur” dyshen Tadic-Mitrovic. Janë ata rreziku kryesor për sllovenët.

50′ Goditje nga këndi për serbët, pasi Bijol me vështirësi largoi topin duke rrezikuar dhe të realizonte autogol.

47′ Kombinim i bukur Tadic me Mitrovic me sulmuesi që godet pa humbur kohë. Oblak pret me vështirësi.

45′ Nis pjesa e dytë. Për serbët në lojë Gaćinović, në vend të Mladenovic.

45′ Përfundon koha e rregullt. Një minutë shtesë.

42′ Oblak tregohet fantastik. Pret gjuajtjen e Mitrovic, në distancë 2 metra

38′ Elsnik godet, por topi përplaset në shtyllën e djathtë e të Rajkovic. Topi shkon tek Sesko, por shtatlarti e nxjerr jashtë.

34′ Loja luhet në mesfushën serbe kryesisht. Roli i Tadiç pas sulmuesve Vlahovic dhe Mitrovic nuk po jep rezultate.

31′ Goditja nga këndi e kapitenit Tadic kalon gjithë pasqyrën e portës sllovene, pa u devijuar nga askush.

29′ Serbët fitojnë goditjen e parë nga këndi.

27′ Goditja e parë në portë për serbët. Vlahovic godet me kokë brenda zonës, por portieri Oblak pret pa problem.

25′ Kartoni i parë i verdhë në këtë sfidë, për Mladenovic.

20′ Asgjë në 20 minuta nga sulmuesit serbë, Vlahovic dhe Mitrovic. Apatia e tyre i jep mundësi mbrojtësve sllovenë të ndihmojnë shokët e mesfushës.

17′ Të dyja skuadrat ndërtojnë nga poshtë, me tre mbrojtësa. Sllovenët më të qartë dhe më kombëngulës, por u mungon pasi i fundit për të rrezikuar portën serbe.

12′ Të dy ekipet synojnë me topa të gjatë thellësinë për sulmuesit respektive. Por mbrojtësit e të dy ekipeve gjithnjë në pozicion dhe të vëmendshëm.

8′ Mlakar godet portën sllovene, por portieri Rajkovic është i vëmendshëm dhe largon topin në goditje këndi.

7′ Serbët përpiqen të ndërtojnë lojën nga poshtë, me mbrojtësit Milenkovic dhe Pavlovic dhe janë shumë të duruar në ndërtimin e aksioneve.

4′ Cerin godet nga jashtë zonës. Por gjuajtja është e lehtë dhe qendrore në duart e portierit Rajkovic.

3′ Në sulm i gjatë, i organizuar mirë nga sllovenët, por pa sukses. Vetëm rivënie anësore për sllovenët.

1′ Serbët synojnë menjëherë zonën e reptësisë së sllovenëve

1′ Nis ndeshja.