Modelja Xhoana Kurti, u vu në një zgjedhje të vështirë në emisionin “Kampionët” në Tv Klan.

Moderatorja Marina Vjollca, e pyeti se cilin nga lojtarët e Kombëtares, do të zgjidhte për të dalë për darkë, me cilin do të martohej dhe me cilin do shkonte në “party”.

Para se të tregonte preferencat, Xhoana, i kërkoi falje partnerit të saj.

“Goli i Gjasulës më ka pëlqyer më shumë. Para se të them një përgjigje, dua t’i them partnerit që të mos bëhet xheloz. Për një darkë, do të zgjidhja të dilja me Bajramin, meqë është i madh në moshë.

Me Gjasulën, mund të martohesha. Meqë është shumë energjik dhe i palodhshëm, Laçin do e zgjidhja për party.”, tha ajo./ tvklan.al