Spanja dhe Italia, përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Dy kombëtaret shihen si favorite të turneut dhe për këtë arsye do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Pritet një ndeshje e luftuar, me spektaklin që është i garantuar. Pak minuta para fillimit të këtij takimi, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.

Ndeshja transmetohet në ekranin e Tv Klan, ashtu si të gjitha takimet e tjera të Euro 2024.


FORMACIONET ZYRTARE:

Spanja: Simon, Carvajal, Le Normade, Laporte, Cucurella, Ruiz, Rodri, Pedri, Yamal, Morata, Williams.

Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco, Barella, Jorginho, Chiesa, Pellegrini, Frattesi, Scamacca./ tvklan.al