Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, deklaroi në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, se mesfushori Toni Kroos, ka marrë vendimin e duhur për tu tërhequr nga futbolli në këtë moment.

Sipas tij, gjermani ka treguar karakter të fortë, duke ditur se mund të luante edhe 2-3 vite të tjera.

“Gjermanisë nuk është se i ka munguar shumë Toni Kroos. Mesfushori ka shkëlqyer më shumë te Reali, sesa te Gjermania. Pancerat kanë pasur gjithmonë mesfushë të mirë. Kroos është shumë punëtor. Ka luajtur gjithmonë te Real Madrid. Thjesht i mungon PR dhe marketingu, për të qenë nivel i Ronaldos. Ka marrë vendimin e duhur, për tu tërhequr tani. Kjo tregon karakter shumë të fortë. Gjerman në mendim.”, deklaroi Bushi./ tvklan.al