Nuk prodhoi fitues sfida mes Danimarkës dhe Anglisë, e cila u mbyll me rezultatin 1-1. Një ndeshje e bukur dhe me raste të shumta, kryesisht në pjesën e parë.

Harry Kane, zhbllokoi takimin në minutën e 18-të, duke shënuar pas një asisti të walker. Megjithatë, festa e anglezëve zgjati pak. Në minutën e 34-t, Hjulmand me një supergol nga jashtë zone, e ndali topin në fundin e rrjetës, për t’i dhënë barazimin Danimarkës.

Pjesa e dytë, foli më shumë për danezët, që në minutat e fundit u shfaqën më kërkues, ndërsa Anglia goditi shtyllën me Foden.

Me këtë barazim, Anglia mban vendin e parë në Grupin C me 4 pikë, ndërsa Danimarka renditet në vendin e tretë me 2 pikë.

Të gjitha ndeshjet, keni mundësinë t’i ndiqni ekskluzivisht në Tv Klan.


DANIMARKËANGLI 1-1

Hjulmand 34’/ Kane 18′


Ndeshja minutë pas minute:

Mbyllet ndeshja!

90’-Akodrohen 3 minuta shtesë!

84’- Është me fat Anglia. Një gjuajtje e Hojbjerg, shkon shumë ngjitur me shtyllën. Pickford i mposhtur, ndjek topin me sy.

83’- Çfarë mundësie për Danimarkën! Bah i rrëmben një top Guehi, por mbrojtësi nuk dorëzohet dhe mbyll aksionin.

82’- Dy zëvendësimet e fundit te Danimarka. Olsen merr vendin e Eriksen, ndërsa autori i golit Hjumland, i lë vendin Norgaard.

72’- Mundësi e artë shënimi për Anglinë. Watkins shkëputet bukur dhe shfaqet i vetëm me portierin Schmeichel, por ky i fundit ndal gjuajtjen.

69’- Southgate ndryshon të gjithë sulmin. Largohen Foden, Kane dhe Saka, ndërsa futen në fushë, Bowen, Watkins dhe Eze.

68’- Damsgaard tenton me një gjuajtje të fortë fluturimthi. Pickford është i vendosur mirë dhe pret gjithçka.

67’- Tjetër zëvendësim te danezët, Hojlund i lë vendin sulmuesit Poulsen.

65’- Rrit presionin Anglia, që hidhet në sulm, në kërkim të golit të avantazhit. Saka kroson në zonë, por nuk e arrin dot Foden.

58’- Ndërhyrje deçizive e Gallagher, që largon një top që po shkonte te Hojlund në zonë.

57’- Dy ndryshime të Danimarka. Bah dhe Damsgaard, marrin vendin e Kristiansen dhe Ëind.

56’- E pafat Anglia. Një predhë e Foden nga jashtë zone, përplaset te shtylla e majtë. Shpëtojnë për mrekulli danezët.

54’- Zëvendësimi i parë tek Anglia. Largohet Arnold dhe në vendin e tij futet Gallagher.

53’- Saka shkëputet bukur në zonë dhe gjuan me kokë, por topi prek rrjetën e jashtme.

47’- Danimarka e nis pjesën e dytë në sulm. Wind provon me kokë, por bllokohet mirë nga Trippier dhe më pas Pickford ndal rrezikun.

45′– Nis pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

44’- Hojbjerg lëshon një gjuajtje të fortë, por ndal Pickford në dy kohë.

37’- Nuk ndalet sulmet e Danimarkës. Kombëtarja daneze dominon minutat pas golit.

34’- Goooool Danimarka 1-1! Vendoset baraspesha nga Hjulmand. Shpërblehet këmbëngulja e danezëve. Një predhë e mesfushorit nga jashtë zone, përplaset në shtyllë dhe shkon në fundin e rrjetës.

32’- Wind i afrohet golit. Një top i devijuar nga Guehi, shkon ngjitur me shtyllën.

29’- Mundësi e mirë për Danimarkën. Eriksen rrëmben një top para se të shkojë te Pickford dhe pason për Hojlund, por sulmuesi nuk shënon dot.

28’- Pas një goditje dënimi, Arnold, nis një top të gjatë për Guehi. Mbrojtësi nuk e kontrollon dot si duhet topin dhe e dërgon në rivënie fundore.

26’- Kartoni i parë i verdhë. Ndëshkohet Vestergaard, për ndërhyrje të gabuar ndaj Saka.

25’- Danimarka merr kontrollin e lojës. Eriksen bllokohet në momentin e fundit në zonë nga Bellingham.

18’- Gooool Anglia 0-1! Harry Kane nuk fal në zonë, duke shënuar pas një pasimi perfekt të marrë nga Walker. Një gafë e mbrojtësit të majtë Kristiansen, bën që anglezët të nisin një sulm që në fund përfundon me gol.

16’- Andersen shtrihet dhe ndal një gjuajtje të Kane me të majtën. Anglia merr kontrollin e lojës dhe hidhet në sulm për të gjetur golin e avantazhit.

13’- Rast i parë i rrezikshëm i Anglisë. Foden futet bukur në zonë dhe gjuan me të majtën. Topi shkon mbi traun e portës.

12’– Mundësi e shkëlqyer për Hojlund, por sulmuesi nuk merr si duhet një top dhe më pas ndalet nga Guehi.

7- Bellingham vertikalizon për Saka, por portieri i vëmendshëm del dhe kontrollon topin.

1’- Goditja e parë në kuadrat. Hojbjerg provon me një gjuajtje nga jashtë zone, pret Pickford pa shumë probleme.

Starton takimi


FORMACIONET ZYRTARE:

Danimarka: Schmeicel, Andersen, Christensen, Vestergaard, Maehle, Kristiansen, Hjulman, Hojberg, Eriksen, Hojlund, Wind.

Anglia: Pickford, Trippier, Guehi, Stones, Walker, Rice, Arnold, Saka, Foden, Bellingham, Kane./ tvklan.al