Vetëm 4 ditë pas shpalljes zyrtare të thirrjes publike të zëvendës ministrit të Punëve të Brendshme Ferdinand Pone, për startimin e procedurës së aplikimit, për kartat e reja të ID, po ky dikaster deklaron sanksionet përkatëse. Që nga punonjësit buxhetor apo deri tek pensionistët nuk do të marrin pagat e tyre, nëse më parë nuk kanë kryer aplikimin për pajisen me dokumentin e ri të identitetit.

Ferdinand Pone: “Shtetasit të cilët janë të detyruar të pajisen me letërnjoftim dhe që mbushin moshën 18 vjeç deri në fund të qershorit deri në datë 28 qershor 2009, që nuk aplikojnë për t’u pajisur me letërnjoftim nuk mund të përfitojnë shërbimet e mëposhtme: pagesa ose shpërblime për të gjithë personat që punojnë në administratat publike dhe lokale, nëse nuk kanë aplikuar deri në datën 25 shkurt 2009. Pagesa apo shpërblimet për pensionistët nëse nuk kanë aplikuar deri në 25 mars 2009.  Pajisja me pasaportë për jashtë shtetit, pra shtetasit pas datës 1shkurt siç do ta them, atje ku nuk ka data mund të pajisen me pasaportë nëse nuk kanë aplikuar për letërnjoftim se do duhet të marrin pasaportën e re. Qytetarët duhet të vejnë të aplikojnë për të realizuar këtë detyrim ligjor.”

Zëvendës ministri Ferdinand Pone deklaron se të jenë gjithsej 400 stacione të aplikimit dhe se aplikimi për kartat në një ditë është 20-25 mijë shtetas.

Ferdinand Pone: “Nëse një shtet që është disa dhjetëra do me thënë dhjetë herë e më i madh se Shqipëria ka 200 stacione aplikimi, Shqipëria ka 400 stacione aplikimi. Do me thënë ka infrastrukturë të bollshme që lejon që të aplikojnë 20 mijë, 15 mijë e më shumë, 25 mijë shtetas në ditë në të gjithë Shqipërinë.”

Procedurat për pajisjen me kartën e ID nis me pagesën e faturës prej 1200 lekësh në zyrat postare, dhe më pas paraqitja e mandatit të pagesës në zyrën përkatëse të gjendjes civile.

Ferdinand Pone: “Në qytetar që duhet të aplikojë për kartën e ID duhet të shkojë postë për të paguar çmimin 1200 lek të reja që është për letërnjoftimin dhe pastaj duhet të shkojë në zyrat e aplikimit, atje duhet të konsultohet me regjistrin. Dalin të dhënat e tij, konsulton të dhënat nëse janë të sakta ose jo dhe nëse ka ndonjë vërejtje shkon në zyrën e gjendjes civile për vërejtjen.”

Me marrjen e  shenjave të gishtërinjve, fotografimit dhe firmës elektronike, shtetasit shqiptar verifikojnë të dhënat e tyre dhe presin njoftimin për t’u pajisur me dokumentin e ri të identitetit.

Duke nisur nga e hëna e ardhshme e deri në fund të këtij muaji të gjithë banorët e Tiranës do të nisin nga procesi i aplikimit, i cili pritet të përfshijë të gjithë qytetet./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani