Arjan Peço, specialist futbolli, mendon se Holanda ka shumë mundësi për të shkuar në finalen e Europianit.

Sipas tij, Anglia nuk po tregon asgjë në fushë, ndërsa i cilësoi edhe si të lodhur.

Peço theksoi se holandezët nuk kanë ekip që tremb, por përballë anglezëve, kanë shumë shanse për të kaluar më tej.

“Mendoj se me këtë Angli të lodhur, Holanda ka shumë shanse të shkojë në finale. Anglinë po e presim, por nuk po tregon asgjë. Ka lojtarë të jashtëzakonshëm.

Luajnë një futboll, sikur vetëm shtyjnë futbollin. Kjo Holandë, ka shumë mundësi për të fituar. Holanda nuk ka ekip që të tremb, por me Anglinë mund t’ia dalin.”, u shpreh Peço. /tvklan.al