Në emisionin “Kampionët” të Tv Klan, specialisti i futbollit Arjan Peço ka vlerësuar lojën e Kombëtares përballë Kroacisë.

“Pjesa e parë ndoshta një nga më të mirat e këtij Europiani, një pjesë e parë mjaft e bukur. Dy luftime dhe vendosje ndryshe taktike krahasur me ndeshjen me Italinë. Shqipëria qe e organizuar mjaft mirë dhe ka luajtur siç e kemi parë në ndeshje eliminatore. Kishte dhe raste të tjera për pjesën e parë dhe për të bërë 3-0”, tha Peço.

Ish-futbollisti kroat, i natyralizuar si shqiptar, Matko Djarmati gjatë emisionit “Kampionët” tha se për kroatët ka një zhgënjim të madh. Ai tha se në pjesën e parë rezultati mund të kishte përfundur 3-0 për Shqipërinë./tvklan.al