Ngaqyteti i Elbasanit Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ështëndalur kryesisht tek progres-raporti I Komisionit Evropian, vlerësimet e të cilit do të shërbejnë sipas kreut se selisë rozë për hartimin e programit qeverisës. Gjatë punimeve të asamblesë kryesocialsiti Rama për herë të parë ka komentuar vonesat që u shfaqën në hartimin e kodit te ri zgjedhor.

Edi Rama: “Ne hasëm në një sërë vështirësisë dhe unë dua të shpreh këtu keqardhjen për një pjesë të këtyre vështirësive të krijuara sipas meje nga një lexim i gabuar e madje ne disa raste nga mos leximi i kodit të ri zgjedhor. Në këtë proces ne jemi udhëhequr nga interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve.”

Gjata fjalës se tij kreu i socialisteve u ndal edhe tek reforma në drejtësi, duke i rikujtuar Berishës se nuk mund të ketë marrëveshje për aq kohë sa ende nuk është zbardhur tragjedia e Gërdecit ku humben jetën 26 persona dhe u plagosen me qindra të tjerë.

Edi Rama: “Pas shpërthimit vrastar të Gërdecit, ky proces hyri përfundimisht në hullinë e interesit personal të Sali Berishës për të vënë nën trysni prokurorinë e për të mbajtur në një pozicion mpirje dhe paralize të gjithë sistemin gjyqësor.”

Asambleja Kombëtare e PS-së miratoi gjithashtu dhe dokumentet kryesore që kanë të bëjnë me Kodin e ri Zgjedhor dhe përshtatjen e strukturave të PS-së në zgjedhjet parlamentare te 2009./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro