Mesfushori kuqezi Nedim Bajrami ishte protagonist në fitoren me përmbysje 3-1 që Empoli kundër Udinezes në sfidën e javës së 16 të Serisë A.

Futbollisti 22-vjeçar realizoi golin e dytë për toskanët në minutën e 59.

Më pas në të 78’, ai i dha Pinamontit asistin për golin e tretë që vulosi edhe fitoren.

Bajrami ka shënuar në kampionat 3 gola në 14 takime të luajtura në kampionat, si edhe ka dhënë 4 asiste.

Empoli u befasua pas 22 minutash lojë, pasi e gjeti veten në disavantazh me anë të Delofeut.

Por në pjesën e dytë vendasit e nisën vrullshëm dhe barazuan falë Stojanoviçit, për të siguruar në vazhdim fitoren që i çon në kuotën e 23 pikëve në vend të 11.

Empoli vazhdon me ecurinë e rezultateve pozitive pas fitores me Fiorentinën dhe barazimit me Torinon.

Klan News