Lazio mban gjallë shpresat për një vend në Champions League e sezonit të ardhshëm. Kryeqytetasit nuk hasën vështirësi kundër Empolit, teksa triumfuan me shifrat 2-0. Një derbi shqiptarësh në fushën e lojës ku ka si fitues Elseid Hysaj.

Kapiteni kuqezi te bardhekaltërit e Ismajli te toskanët u aktivizuan si titullarë, ndërsa minuta u rezervuan edhe për sulmuesin, Stiven Shpendi. Performancë e mirë nga dy mbrojtësit, për të dhënë garanci për skuadrat. Fakt që i pëlqen trajnerit Sylvinho, tashmë duke mbajtur shënim performancat e futbollistëve kuqezi në prag të kampionatit Europian të kësaj vere.

Sa i përket Shpendit, ai u hodh në fushë në minutën e 77-të, por pa ndikuar në rezultatin e Empolit që mbetet ende në dyshim për qëndrimin në elitën e futbollit italian. Ndërkaq me këtë fitore, Lazio numëron 59 pikë, kuotë që i garanton kualifikimin në Europa League.

Klan News