Banka Botërore ka pranuar zyrtarisht 6 gabime të bëra prej saj në projektin e menaxhimit të integruar të bregdetit të jugut. Drejtoresha e BB për Shqipërinë ka Camille Naumah i citoi këto gabime gjatë një deklarate në Tiranë.

Camille Naumah: “Gjatë përgatitjes çështja e politikës operative të bankës për shpërnguljen e detyruar nuk është trajtuar si duhet dhe as nuk është dokumentar si duhet. Gjithashtu në kohën e miratimit nga bordi në vitin 2005, dokumenti i vlerësimit të projektit e keq informonte mbi ekzistencën e një marrëveshje me qeverinë për një moratorium mbi prishjen me detyrim të ndërtimeve në zonën e projektit. Çështja e kësaj marrëveshje nuk ishte ndjekur rigorozisht me qeverinë dhe kjo duhet të kishte qenë një aspekt thelbësor i përgatitjes së projektit. Ky gabim u sqarua dhe u ndreq vetëm shumë kohë më pas, vetëm pasi kishte filluar hetimi nga paneli i inspektimit. Pas prishjes së ndërtimeve dhe pas raportimi të saj në media, banka nuk mori masat e duhura lidhur me mbikëqyrjen dhe komunikimin.”

Përsa i takon rolit të bankës në prishjen e ndërtimeve në Jalë, zonja Naumah tha, se grupi i menaxherëve duhet ta kishte sqaruar rolin e njësisë së koordinimit të projektit ndaj programit. Në zbatim e sipër të qeverisë për prishjen e objekteve.

BB është shprehur e gatshme për t’u ofruar asistencë gjatë procesit të ankimimit në gjykatë banorëve të cilëve u janë prishur  ndërtimet. Ndërsa pyetjes se si janë marrëdhëniet e BB me Shqipërinë, zonja Naumah theksoi se këto marrëdhënie janë produktive dhe se po vazhdojnë me projekte që arrijnë në 300 milion dollar./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro