Pas barazimit zhgënjyes të Anglisë me Slloveninë në ndeshjen e tretë dhe të fundit të grupit C, fansat kanë hedhur gota plastike në drejtim të trajnerit Southgate dhe lojtarëve pas përfundimit të ndeshjes.

Anëtarët e familjeve të disa prej lojtarëve të Anglisë, të pranishëm në stadium, u lagën me birrë pasi tifozët e zemëruar filluan të hidhnin gota pas përfundimit të ndeshjes me Slloveninë në drejtim të trajnerit dhe lojtarëve që shkuan t’i përshëndesnin.

Sipas “Mail Sport”, një grup tifozësh në katin e fundit në stadiumin e Këlnin filluan të debatonin me ata që ishin sipër tyre pas përfundimit të ndeshjes,

 Anëtarët e familjeve të futbollistëve, që u lagën nga birrat e  hedhura nga tifozët, nuk mendohet se janë njohur prej tyre apo të kenë qenë shënjestër e frustrimit të tifozëve.

“Mail Sport” shkruan se tifozët hodhën pijet e tyre në ajër dhe ata u ulën mes tyre, duke lagur disa. Grupi ishte ulur në anën e kundërt të zonës së tunelit dhe stolit.

Marrë nga “DailyMail”

/tvklan,al