Pas hapjes së aksit Thumanë-Kashar ditën e diel, këtë të premte hapet një tjetër segment i rëndësishëm rrugor. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku njoftoi  në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se do të hapet tuneli i Llogarasë. Dita e inagurimit pritet të jetë një festë e madhe sipas traditës vlonjate.

Aldo: Shiritin e radhës kur e kemi?

Belinda Balluku: Ne kemi nisur një javë shumë të rëndësishme për infrastrukturën me hapjen e kësaj rruge, por ditën e premte në orën 10 ne do  të jemi për inagurimin e madh të hapjes së tunelit të Llogarasë, por vlonjatët festojnë ndryshe se këtu u festua dje me makina ‘retro’ etj, por vlonjatët këto veprat infrastrukturore i festojnë me këngë e valle polifonike kështu që pritet që të premten si në krahun e Palasës që zbresin të gjithë ata të lumit të Vlorës, edhe në krahun e Dukatit ku vjen Vlora, Orikumi etj, të ketë një festë të madhe për hapjen./tvklan.al