Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur studentët për përfundimin e vitit shkollor gjatë një koncerti në Qytetin Studenti. Ai u ka premtuar atyre se shumë shpejt Partia Demokratike do të vijë në pushtet dhe do të bëjë shumë për studentët që tani i kanë lënë pas dore. Pushtetarët aktualë tha ai nuk mendojnë për ju por për të ngritur vila dhe për të shkolluar fëmijët e tyre jashtë vendit.

Në koncertin e organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe disa forumeve të tjera, kanë kënduar këngëtarët më të njohur si motrat Libohova, Aleksandër Gjoka, Françesk Radi, Dashnor Diko, Elton Deda e të tjerë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego