Mijëra besimtarë myslimanë falën namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej”. Kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu tha se kjo festë vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit.

Besimtarët në mesazhet e tyre uruan për më shumë begati.

Agjërimit dhe riteve fetare u janë bashkuar dhe të rinjtë.

Pas faljes së namazit, besimtarët vijojnë me festimet, drekën tradicionale dhe vizitat tek të afërmit.

Klan News