Myslimanët në Kosovë dhe në gjithë botën e shënuan festën e Kurban Bajramit të dielën, më 16 Qershor.

Në Kosovë, ceremonia kryesore e faljes se namazit të Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, me mesazhe për paqe, solidaritet, harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, bëri thirrje për paqen në gjithë botën në fjalimin e tij.

Festa e Kurban Bajramit karakterizohet me pelegrinazhin e Haxhillëkut dhe flijimin e kurbanit apo therjen e dashit.

Haxhillëku është një ndër pesë shtyllat e Islamit.

Sipas mundësive fizike dhe financiare, myslimanëve u kërkohet që ta kryejnë këtë ritual së paku një herë në jetë.

Rituali pesëditor mbahet në Arabinë Saudite, ku ndodhen vendet më të shenjta të Islamit./REL