Serbia është skuadra e eleminuar zyrtarisht nga grupi C i Euro 2024. Dy pikë në tre ndeshje, kulmuar me barazimin 0-0 ndaj Danimarkës nuk i kanë mjaftuar skuadrës ballkanase për të qëndruar akoma dhe më gjatë në Gjermani.

Në Mynih u zhvillua një lojë tepër e vakët me dy skuadrat që nuk arritën për të gjetur rrugën drejt rrjetës. Gjithsesi një pikë që nuk i shkon për shtat Serbisë, pasi i japin fund aventurës Europiane.

Në krahun tjetër Danimarka kalon në raundin e radhës, falë edhe barazimit me pikë me Slloveninë. Këtu është një balancë totale, pasi falë 3 barazimeve, por edhe golavarazhi, ndeshja direkte, por edhe kartonat janë të njëjta.

Në raundin tjetër, Danimarka do të përballet me Gjermaninë, duke përcaktuar kështu edhe takimin e dytë të raundit të 1/8-ave. Si fitues i grupit kualifikohet Anglia. Tre Luanët vazhdojnë të shfaqen pa shkëlqim në këtë fushatë të Euro 2024, edhe pse e mbyllin të parët me pesë pikë.

Klan News