Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden u ka kërkuar vendeve të Bashkimit Evropian angazhim më të madh lidhur me çështjen e Kosovës.

Bashkimi Europian duhet të përmbushë detyrimet ndaj shtetit të ri. Shqetësimi për Kosovën nuk mund të baraspeshohet me asnjë çështje tjetër, -deklaroi numri 2 i shtëpisë së bardhe në selinë e NATO-S Në Bruksel, ku zhvilloi një vizitë për të diskutuar me aleatët mbi strategjinë e re në Afganistan. Sipas tij, kontributi amerikan në misionin paqeruajtës në Kosovë, nuk do pësoje ndryshime për shkak të nevojës për trupa shtesë në Afganistan.

Zoti Biden tha gjithashtu se komuniteti ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë në Kosovë, pasi puna aty nuk ka mbaruar ende. Edhe për ministrin e jashtëm gjerman Frank UollterShtainmajer Kosova ka ende shumë rrugë për të bërë. Por gjatë një takimi me homologun e tij sllovak Mirosllav Lajcak, ai është shprehur i befasuar nga zhvillimet në shtetin e ri./tvklan.al

Gazetare: Bora Sadriaj