Në një kohë kur duket se palët janë larg arritjes së një dakordësie për amendimet në Kodin Elektoral, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi apeloi për një reformë të thellë zgjedhore.

Po, ka nevojë. Problemi këtu është se ne reformat elektorale i bëjmë shumë afër periudhës zgjedhore dhe as në këtë rast nuk shpëtuam nga kjo histori

Celibashi u kujdes të bëjë sugjerimin e radhës për grupin e dialogut, teksa raporti në Komisionin e ligjeve për veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin që lamë pas.

Interesi është të adresojmë çështjet për zgjedhjet e 2025, por pas 2025 do të ketë prapë zgjedhje dhe pse jo të diskutojmë për të gjitha çështjet dhe problematikat që lidhen me zgjedhjet në Shqipëri.”

Në kushtet kur propozimi i tij për votën e diasporës ende nuk është pranuar nga palët e ulura në tryezë për reformën zgjedhore, Celibashi prerazi tha se Kuvendit i lind detyrimi kushtetues për plotësimin e vakumit ligjor. E kundërta sipas tij do të penalizonte edhe në zgjedhjet e ardhshme diasporën në votim.

“Nëse Kuvendi nuk bën ato plotësime të cilat vendimi i Gjykatës Kushtetuese i kërkon, më vjen keq ta them, por nuk do të jetë e mundur që të zhvillohet votimi nga jashtë në zgjedhjet e vitit 2025 dhe KQZ të ketë një rol në këtë proces”.

Sipas propozimit të bërë nga komisioneri Celibashi, KQZ-ja merr përsipër ndërtimin e një sistemi online ku i gjithë procesi nga identifikimi, regjistrimi dhe votimi të bëhen përmes një aplikacioni.

Tv Klan