Sali Berisha: “Ambasadori amerikan i cili është një mik i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk ka patuar asnjë lidhje me procesin dhe jam i sigurt që jo ai, por asnjë punonjës ambasade, as i stafit të këtij ambasadori dhe as atij të mëparshmi nuk kanë patur lidhje më kontratën e nënshkruar nga firma amerikane AYE dhe nënkontraktori i autorizuar i saj Evdim me kompaninë shqiptare Meico.

Për këtë nuk ka asnjë lloj mëdyshje dhe unë nuk di të këtë asnjë lloj akuze për këtë gjë. Mund të them një gjë këtu, në tetor të 2007 kjo kompani ka bërë kërkesë të re, sipas informacionit që kam unë për një kontratë. E cila nuk është pranuar nga autoritet shqiptare, vetëm për shkak se, nënkontraktori i saj, e rriste çmimin pothuajse 100% në krahasim më atë që e blinte tek ne, por kjo në raport me kontraktonin, jo në raport me ne.

Në këto kushte ne nuk pranuam dhe kërkuam që të gjithë këtë material ta japim falas. Nuk ka patur në absolute  as dhe përpjekjen më të vogël nga asnjë punonjës ambasade ose kërkesë që të ndikohet për plotësimin e kërkesës për kontratën. Takime midis ambasadorit dhe ministrit Mediu, midis zyrtarëve të qeverisë dhe punonjësve të ambasadës dhe ambasadorit janë takime të cilat zhvillohen normalisht. Dhe unë këtu nuk di se ka patur gjë të cilat në mënyrë absolute e cila i është fshehur kompanisë.” /tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj