Chelsea ka konfirmuar Enzo Maresca si trajnerin e ri të ekipit, duke i besuar atij një kontratë pesë-vjeçare me opsionin e rinovimit me një tjetër sezon.

Italiani do të fillojë zyrtarisht punën më 1 korrik, megjithëse ai që tani ka nisur me përgatitjet.

44-vjeçari i ka kërkuar të dhëna klubit për çdo futbollist nga ekipet e të rinjve, deri tek ata të skuadrës së parë.

Maresca ka kërkuar gjithashtu informacion për secilin person me të cilin do të punojë në terrenin stërvitor të Chelsea-t, ndërsa ka nisur të rishikojë ndeshjet e sezonit 2023-24 të ekipit nën drejtimin e Pochettino-s gjatë pushimeve në Marbella.

Nga ky transferim, Lester Siti do të përfitojë 12 milionë euro pasi përveç Maresca, do të largohen edhe gjashtë punonjës të stafit teknik.

Drejtuesit e ‘bluve’ janë impresionuar nga entuziazmi i 44-vjeçarit për këtë punë të re, e po ashtu edhe nga vizioni i tij për mënyrën se si ai mund të ndihmojë Chelsean që të rifitojë statusin e klubit elitar në futbollin anglez, dhe atë europian.

Italiani në të kaluarën ka drejtuar Parmën në Serie B dhe Lester Sitin në Championship, por te Chelsea nuk e kanë parë këtë si problem dhe kanë vendosur ti besojnë pasi shikojë tek ai mentalitet kampioni.

Klan News