Arta Dade: “Çdo përpjekje për të imponuar në Kosovë struktura të tjera paralele në mënyrë të veçantë në zonat me shumicë serbe do të çonte në destabilizim të vendit. Ne vlerësojmë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes Nënsekretarit të Shtetit zotit Daniel Frid, i cili ka nisur konsultimet me autoritetet legjitime të shtetit të Kosovës si dhe me përfaqësuesit e OKB-së. Ne shpresojmë se Beogradi do të ndërgjegjësohet që procesi i pavarësisë Kosovës dhe i funksionimit të shtetit të ri të Kosovës nuk njeh kthim pas”.

LSI reagon për zhvillimet e fundit në Kosovë

Edmond Haxhinasto: “Të gjithë këto veprime ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Kosovën duhet të jenë të bazuara mbi parimet dhe mbi atë çfarë është sanksionuar tashmë në kushtetutën e Kosovës, në deklaratën e saj të pavarësisë, por dhe në dokumenta të tjera të rëndësishme siç është p.sh plani i veprimeve midis Kosovës dhe BE. Ne vlerësojmë se shtrirja e funksionit të EULEX-it në të gjithë Kosovën, është në përputhje të plotë me frymën e planit Ahtisaari”./tvklan.al