Edhe Partia Socialiste ka dërguar propozimin e saj në lidhje me projektin pilot që do të përdoret për zgjedhjet e 25 Prillit. Mësohet se selia rozë ka sugjeruar Korçën dhe Tiranën.

“Ne subjekt politik, Partia socialiste e Shqipërisë propozojmë bashkitë si më poshtë:

Bashkia Korçë

Bashkia Tiranë në disa prej njësive administrative të kësaj bashkie, të cilat përzgjidhen sipas vlerësimit tuaj si institucion”, thuhet në letrën e firmosur nga përfaqësuesi ligjor i PS-së, Erdian Salianji.

Dy partitë më të mëdha në vend janë dakord për aplikimin e projektit pilot në Korçë. Edhe ky qark përfshihej në sugjerimet e PD-së që iu dërguan KQZ-së më herët gjatë ditës. Mirëpo nga ana tjetër selia blu ka sugjeruar edhe Fierin për projektin pilot./tvklan.al