Damir Fazlliç do t’i drejtohet nëpërmjet avokatit të tij ligjor gjykatës së Tiranës, për të anuluar vendimin e prokurorisë mbi sekuestrot preventive, mbi pronat dhe llogaritë e tij bankare. 

Avokati Genc Gjokutaj, i cili është pajisur dhe me prokurën e posaçme të avokatit ligjor të Damir Fazlliç, pohon për Klan se kërkesa për zhbllokimin e masës së sekuestros do t’i drejtohet gjykatës ditën e martë.

Vetëm një ditë pas zhbllokimi të pronave të Erion Isufit, ish-administrator në pronat e Fazlliç nga ana e prokurorisë, tashmë do të jetë ky i fundit që do t’i kërkojë rikthimin e pronave dhe parave prokurorisë.

Kjo është kërkesa që prokuroria i ka deleguar hipotekave, për të kërkuar sekuestron e kompanive në të cilat rezulton se janë në porosi të Damir Fazlliç.

Fazlliç ka deklaruar se ka nisur aktivitetin e tij si biznesmen në Shqipëri, që pas vitit 2005. Me cilësinë e provës materiale, për të vërtetuar veprën penale të pastrimit të parave, prokurorët mbajnë nën sekuestro vetëm prona biznesi dhe llogari bankare të shtetasit Damir Fazlliç.

Hetimet ndaj tij nisën kryesisht nga prokuroria e përgjithshme, pas publikimit të shumë artikujve në gazeta. Se Damir Fazlliç ka shmangur taksat e shtetit shqiptar duke pastruar para./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani