Ndonjëherë njerëzit më të afërt e më pranë teje nuk janë gjaku yt. Rrëfimi i Rozit në “Ka Një Mesazh Për Ty” ishte për sfidën, vështirësinë, dhunën por edhe për dashurinë, kurajën e mirësinë. Ajo tregoi se si qëkur ishte fare e vogël e kujdesej për nënën e sëmurë, në shtëpi erdhi kunata, Vasilika që ishte një shoqe për të ndaj e quan “kuditë”.

Ajo i ka qëndruar pranë edhe në vitet e vështira të një martese të dhunshme, edhe kur u dashurua sërish dhe për Rozin, është një heroinë. Mirënjohja për Vasilikën nuk mjafton, ndaj Rozi ka vendosur që ta surprizojë kuditën në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Rozi: E kam menduar prej kohësh moj zemra ime! Kaherë kam menduar të ta bëj, megjithëse kam harruar ta cek: unë që kam atë mirënjohjen që nuk gjej fjalë t’ia them, e kam jo për atë që ka bërë për mua, por atë që ka bërë Vasilika, kudita ime, zemra ime, shpirti im për nënën time, atë që vazhdon të bëjë për babain tim e dashurinë që më jep kjo motër, kjo nënë, kjo vajzë, kjo mike, kjo dashuri që është për mua, është vështirë ta gjej diku tjetër prandaj zemra ime, në mënyrë publike, edhe si surprizë se e di që ti ke pasur qejf të vish te Arditi, me thënë të drejtën, ke pasur shumë qejf, thashë ku është vendi më i bukur e ku mund të gjendet një ambient më fantastik se të të shpreh dashurinë, mirënjohjen? Nuk gjej fjalë të ta them. Ti moj motër je heroinë, je super heroinë!

Vasilika: Faleminderit! A mund të them diçka… në familjen e këtyre kam ardhur pothuajse fëmijë, jam martuar 17 vjeçe por sa më ka ndenjur kjo afër, ato për mua kanë qenë momente shumë të vështira, prej një vendi tjetër, por kjo më  ka ndenjur gjthmonë afër dhe i jam mirënjohëse tërë jetën, nuk ia harroj.

Ardit Gjebrea: Pra edhe Rozi të ka mirëpritur.

Vasilika: Shumë, edhe në momentet e vështira, për mendimin tim kur je në momentet e vështira nuk duhet t’i harrosh se kur je mirë, s’ke nevojë për askënd./tvklan.al