Takimi ndërparlamentar mes Kosovës dhe delegacionit europarlamentar për Europën Juglindore ka ngjallur debat mes europarlamentarëve. Eurodeputetja greke Podimada insistoi që në deklaratën përfundimtare ky takim të konsiderohej i pesti dhe jo i pari më përfaqësinë kosovare, por Doris Pack e kundërshtoi këtë pikë, duke argumentuar si për flamurin, i cili ka rezistuar në podium edhe gjatë ditës së dytë të takimit, megjithëse përfaqësia serbe kishte paraqitur notë proteste ndaj parlamentit evropian për këtë çështje.

Amendamentet e propozuara nga deputetja Podimada u rrëzuan ndërsa u pranuan ato të deputetëve Kacini dhe Kalenva. Propozimet e romunit Boshtinaru u debatuan gjatë, por pa rezultat. Ai kërkonte që autoritetet kosovare të miratonin dhe zbatonin një program partie bazuar në principin multietnik, çfarë u hodh poshtë nga argumenti.

Jakup Krasniqi: “E drejta e komunitetit për t’u organizuar në partitë politike në Kosovë dhe në rajonin tonë është e drejta dhe liria për t’u organizuar në subjekt mbi baza etnike.”

Po kështu dhe rekomandimet e deputetit romun Boshtinaro për lidhjet e politikës me krimin dhe korrupsionin u konsideruan të pabazuara nisur nga argumentimi i tij se kjo eksperiencë është parë në Ballkan. Në deklaratën e përbashkët pala kosovare angazhohji për forcimin e luftës ndaj fenomeneve të tilla negative, rritjen e rolit të shoqërisë civile, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe edukimit si dhe të treguesve ekonomik./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj