Shqipëria renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë. Sipas EUROSTAT, të ardhurat për frymë në Shqipëri janë 35% e mesatares europiane, duke u renditur në të njëjtin nivel me Bosnjen.

Ndërsa për sa i përket vendeve  të tjera të rajonit, nivelin më të lartë e ka Mali i Zi, me 52%, nga 50% që ishte gjatë një viti më parë.

Maqedonia e Veriut kishte të ardhura sa 41% e BE-së, Serbia e kishte këtë tregues 46%, nga 44% përvitin 2022.

EUROSTAT është ndalur edhe tek konsumi aktual për frymë, që i referohet të gjitha mallrave dhe shërbimeve të konsumuara aktualisht nga familjet.

Edhe tek konsumi individual, Shqipëria sërish renditet e fundit në Europë, me 42% të mesatares europiane, nga 41% vitin e mëparshëm.

Konsumin më të lartë për frymë e ka Mali i Zi me 65 % të mesatares europiane, e ndjekur nga Serbia me 54 % dhe Maqedonia e Veriut me 52 %.

Në Europë nivelin më të lartë për frymë e kanë Irlanda dhe Luksemburgu.

Ndër shtetet e BE, me nivelin mesatar më të ulët e kanë Hungaria me 30%, Bullgaria 27%, Sllovakia dhe Letonia me 25%.

Tv Klan