Pavarësisht se Oliver Bierhoff është liruar nga detyra e tij si Drejtor Teknik i përfaqësueses gjermane, ish-sulmuesi  vijon të ndjekë me vëmendje ekipin e drejtuar nga Julian Nagelsmann.

Gjatë një podkasti Bierhoff ka vlerësuar ecurinë e “Die Mannschaft“ në fazën e grupeve të  europianit dhe mendon se ekipi duhet të vijojë me këtë mentalitet edhe në ndeshjen e radhës me Danimarkën.

Bierhoff: Gjermania e meritonte plotësisht të fitonte grupin. Për mendimin tim, në fazën e grupeve pamë një skuadër gjermane shumë të fortë, e cila tregoi dominimin dhe klasin e saj, veçanërisht në dy ndeshjet e para. Kundër Zvicrës, ne ishim qartë skuadra që dominoi lojën, por nuk patëm të njëjtin ndikim 100% në 90 minuta si në dy ndeshjet e para. Tani duhet të marrim me vete ndjenjën e mirë dhe vetëbesimin për ndeshjet vendimtare në fazat e eliminimit.

Intervistuesit (Philipp Kessler dhe Mano Bonke të Tz) i kërkuan Bierhoff-it të krahasonte “shpirtin e ekipit” të këtij grupi me fituesit e Kupës së Botës në 2014.

Bierhoff: 2014 ishte sigurisht një turne shumë i veçantë në shumë mënyra. Kohezioni dhe fryma e ekipit brenda dhe jashtë fushës ishin unike. Por kam ndjenjën se ky ekip ka gjithashtu një kohezion të fortë brenda dhe jashtë fushës. Ata luftojnë së bashku dhe mbështesin njëri-tjetrin. Julian Nagelsmann dhe stafi i tij kanë luajtur një rol të madh në këtë. Ata kanë krijuar një skuadër ku gjithmonë ke përshtypjen se të gjithë po ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të gjithë po sakrifikojnë veten për njëri-tjetrin. Tani është e rëndësishme të ruajmë këtë frymë dhe mentalitet dhe të tregojmë se ata kanë vullnetin absolut. Nagelsmann është një top trajner. E dija që edhe para ardhjen në përfaqësuese, e ka demonstruar me sukses në Bundesligë. Ai ka ide të qarta që ia transmetoh gjithnjë ekipit.

/tvklan.al