Përfaqësuesja gjermane nuk po përgatitet në kushtet më ideale të mundshme para ndeshjes me Danimarkën, e vlefshme për fazën me eliminim direkt në “Euro 2024”.

Skuadra e Nagelasman ka qenë thuajse e izoluar brenda këto ditë në qendrën stërvitore që ka zgjedhur për Europanin për një arsye të pazakontë. Kushtet atmosferike të këtyre javëve në Gjermani kanë bërë qendra stërvitore e cila është e vendosur në një pyll në Herzogenaurah, të pushtohet nga mushkonjat.

Për këtë ka folur dhe trajneri Julian Nagelsman i cili e konfirmoi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

Nagelsman: Kemi një pushtim të tmerrshëm mushkonjash. Duhet që gjithmonë të sigurohemi që ka erë jashtë që të mos ketë shumë mushkonja, përndryshe duhet të qëndrojmë në mjediset e brendshme

Sipas “BILD”, Federata Gjermane u përpoq të zgjidhte problemin duke përdorur solucione kundër mushkonjave dhe tym kakaoje që përdoret për të larguar insektet. Por kjo ka bërë që në qendrën stërvitore tani të nuhatet një erë shumë e rëndë e keqe që shkaktohet nga këto përzierje solucionesh.