Valentina Leskaj: “Zoti Berisha duhet të heshtë dhe duhet të heqë dorë nga presioni dhe përbaltja e institucioneve kushtetuese sepse shteti ligjor nuk mund të ndërtohet duke sulmuar institucionet e shtetit ligjor. Ne si Parti Socialiste mbetemi koherent në faktin që jemi të gatshëm për të kontribuar për një projekt, i cili duhet të jetë një projekt kushtetues, duhet të jetë një projekt me standarde, duhet të jetë një projekt që konsideron të gjitha sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe që vënë në themel parimet dhe kriteret e Këshillit të Evropës lidhur me lustracionin”.

Pëllumb Xhufi: “I bëjmë thirrje qeverisë të heqë dorë nga kursi i rrezikshëm i konfrontimit për gjithçka dhe me këdo dhe të kërkojë urgjentisht asistencë dhe ekspertizë në kombëtare, e cila i është ofruar dhe me bollëk, për të rishikuar ligjin në rast se ajo insiston vërtet që të ketë një ligj të ri për lustracionin. Deri tani kryeministri dhe akoma më fort zonja Topalli për fat të keq kanë refuzuar të konsultohen me ekspertët e grupeve të interesit këtu në Shqipëri dhe ç’është më e rënda edhe me më mendjelehtat, do të thosha, kanë hedhur poshtë dhe ofertën e përsëritur të partnerëve ndërkombëtarë”./tvklan.al