Mjeku, Gjovalin Bushi ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua dje nga tre persona. Ai ka treguar se parametrat janë stabël dhe pse dëmtimi ishte shumë i madh ku theksoi se orët në vijim janë vendimtare.

Sipas mjekut, në këto kushte nuk do të ketë një ndërhyrje kirurgjikale, por Mëngjesi do të vijojë të jetë në monitorim. Ai u shpreh se 72 orët në vijim janë të rëndësishme pasi do të shihet se si do të reagojë, ku sqaroi se avokati Mëngjesi do të ndiqet vazhdimisht përmes ekzaminimeve imazherike.

Pas dy ekzaminimeve që ju bën paradite dje në drekë pastaj në këto kushte të rënduara u detyruam që pacienti të intubohej dhe të kalonte në një koë të induktuar përmes medikamenteve. Nga momenti i djeshëm deri sot gjendja është pothuajse është stabël, megjithatë duhet ta themi që vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, është një dëmtim i madh, në kokë. Dje është bërë një ndërhyrje e vogël nga neurokirurgët dhe nga ekzaminimet sot në mëngjes është konstatuar që ka një ulje të edemës që është një nga faktorët kryesor që e rëndojnë gjendjen e pacientit. Në këto kushte nuk ka nevojë që të kryehet ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Nga parametrat është stabël, por do pritet si do të reagojë më vonë. Duhet të paktën 72 orë se si do të reagojë pacienti duke e ndjekur vazhdimisht përmes ekzaminimeve imazherike. Është në monitorim të vazhdueshëm, por deri tani nuk ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale. Shpresojmë që të vazhdojë ky ritëm”, është shprehur doktori Bushi.

Ndërkohë kujtojmë që avokati, Sokol Mëngjesi u dhunua ditën e djeshme në mëngjes sapo la fëmijën në kopsht në zonën e ish-bllokut në rrugën “Pjetër Bogdani”. Ai u godit me sende të forta nga 3 persona./tvklan.al