Organizmat më të fuqishëm, donatorë të botës, kanë miratuar plan veprimin dy vjeçar të KESH. Vlerësimi i kësaj strategjie prezantuar në Bruksel nga drejtori i KESH-it Prifti dhe ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit Muçi do të thotë zhbllokim të kredisë prej 85 milionë dollarësh dhe nisje të investimeve. Pas miratimit të mori nga qeveria shqiptare dy ditë më parë, ky plan veprimi u diskutua dje në Bruksel me pjesëmarrjen e Bankës Botërore, BE-së dhe donatorëve që financojnë në Shqipëri.

Donatorët janë shprehur se strategjia është hartuar sipas rekomandimeve të tyre. Këtë e konfirmon për Tv Klan nga Brukseli drejtori i KESH, Dritan Prifti. Në planveprim është parashikuar një politikë agresive për rritjen e argëtimeve si dhe uljen e humbjeve. Në mënyrë të veçantë nuk do të eksportohet asnjë kilovat orë energji derisa të stabilizohet gjendja elektroenergjetike. Lëvrimi i kredisë prej 85 milionë dollarësh do të nisë në fillim viti e deri në muajt e ftohtë do të jetë investuar diçka./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti