Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Policia ka për detyrë të ndaloj të gjitha grumbullimet e paligjshme. Kështu ka deklaruar sot drejtori i përgjithshëm i policisë shqiptare Veli Myftari. Në një takim me median ai është shprehur kështu për revoltën e disa banorëve të fshatrave të Kukësit të përmbytur nga liqeni i Fierzës, të cilët ditët e fundit kanë bllokuar urën e Kukësit.

Në një analizë të muajit Janar, njëshi i policisë shqiptare ka rradhitur sot shifrat si një rritje të punës së efektivëve të policisë. Në muajin Janar janë zbuluar rreth 90% e veprave penale të kryera, ku krimi është zbuluar në masën 20%. Janë arrestuar nga forcat e policisë rreth 200 autorë veprash penale dhe janë ndaluar rreth 73. Për rreth 70 persona të kapur në kërkim është marrë masa e arrestit. Rendi mbetet akoma një nga çështjet më të nxehta për situatën që kalojmë. Në masat konkrete të policisë drejtori I përgjithshëm ka deklaruar:

Së pari policia do të marrë masa për pastrimin e rradhëve të veta nga element të papërshtatshëm.

Së dyti do vazhdojnë të merren masa për sigurimin e qytetarëve për të pasur jetë normale.

Vëmendje të veçantë i ka kushtuar policia misionit të grumbullimit të armëve gjatë muajit Janar. Në takimin e sotëm me median drejtori i përgjithshëm i policisë nuk i ka shpëtuar pyetjeve për hapat konkrete në luftën kundër krimit të organizuar. Për situatën e Lazaratit ai është shprehur që të gjithë ata që quhen fajtor do të përgjigjen përpara organeve të drejtsisë. Ndërsa për nadlimin e trafikut klandastinë në disa nga zonat më të nxehta të bregdetit shqiptar si Vlora dhe Durrësi, pas bisedimeve me homologët Italian pritet që së shpejti të ketë rezultate./tvklan.al