E djathta e qendrës kërcënon të lërë Parlamentin. Krerët e grupimit Ndreu, Selfo dhe Zef Bushati, kanë kërkuar fillimin e hapave konkrete të bashkëpunimit Pozitë – Opozitë dhe krijimin sa më parë të një qeverie të përbashkët që do merrte përgjegjësinë për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Kjo qeveri teknike, sipas grupimit të djathtë, përbën edhe zgjidhjen e re politike për të cilën ka nevojë vendi. Ata kërkuan nga partitë e mëdha që të përcaktojnë të ardhmen e dialogut që nisi me 21 dhjetor dhe jo të vazhdojnë të tallen me popullin. Nëse masa të tilla do vonojnë të merren, ne do të rishikojmë qënien tonë në Parlament, paralajmëruan krerët e djathtë, duke mos harruar të kujtojnë se ikja e tyre do t’a linte Parlamentin pa Opozitë./tvklan.al